Last Updated on 23/12/2025 by Monika
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shtetas polakë në lidhje me vrasjen e dy qytetarëve gjermanë, njoftoi delegacioni i qeverisë në qytetin e Alicante.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Elche, në juglindje të Spanjës, ku tre shtetas gjermanë u sulmuan. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Sipas zyrtarëve, trupat e viktimave tregojnë shenja dhune fizike, por ende nuk ka prova që ngjarja të ketë qenë një akt hakmarrjeje.
Mediat lokale raportuan se vrasjet ndodhën të hënën, më 22 dhjetor, dhe dy të dyshuarit janë bllokuar në një shtëpi për më shumë se 18 orë. Pas një periudhe të gjatë bllokimi, ata u arrestuan nga autoritetet spanjolle.
Një hetim i thelluar është duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të sqaruar më tej motivet e sulmit./mxh
