Florina Cani, nëna e Martinit, të miturit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një vit më parë në Tiranë, ka reaguar e tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë sot 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës. Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë dhe të marrin masa. Këto ngjarje thotë ajo, janë alarm për gjithë shoqërinë.
“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.
I mituri Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë sot. Ai nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën./kb
