Last Updated on 30/07/2026 by Monika
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, miratoi një sërë vendimesh.
Bëhet fjalë për vendime në disa fusha, si më poshtë:
-Krijimin e Institutit Kombëtar Onkologjik si strukturë shëndetësore universitare dhe kërkimore-shkencore. Instituti ka për mision integrimin e veprimtarisë klinike, akademike dhe kërkimore në fushën e onkologjisë, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara shëndetësore, zhvillimit të arsimit mjekësor dhe edukimit profesional, si dhe avancimit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.
-Miratimin, në parim, të Marrëveshjes Ndryshuese nr. 2, me shkëmbim notash, të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi, miratuar me Vendimin nr. 209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave.
-Pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të tjera të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026. Periudha e pezullimit për sezonin turistik 2026 fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
-Shpërblimin e personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2026.
-Riorganizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
-Propozimin e projektligjit “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza”.
-Për rregullat, procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar për shërbimet jashtë vendit të punonjësve.
-Disa ndryshime në Vendimin nr. 185, datë 2.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 35 – 70 vjeç”, të ndryshuar.
-Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 568, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, të ndryshuar./mxh
