Kryetari i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Blendi Klosi, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së ka folur lidhur me objektivat e këtij komisioni në sesionin e ri parlamentar.
“Do të kemi veprimtari më të theksuar sesionin tjetër për sa i përket këtij sektori. Sa i përket vitit të ardhshëm, duhet të insistojmë sa i përket ligjeve të lidhura me procesin e integrimit në BE. Detyra kryesore vijon të jetë mbështetja e politikave që vijnë nga institucionet qendrore. Mbikëqyrjen e fondeve publike dhe instrumentave në mbështetje të bujqësisë është objektiva që kemi në sesionin që vjen”, u shpreh Klosi. /Kb
