Një nga gjërat më të adhurueshme në dimër është të veshësh një pallto të madhe, ashtu si ajo që Jennifer Lawrence sapo veshi në New York City. Palltoja e saj e gjatë, me dy radhë kopsash, ishte pikërisht tipi i palltos që ëndërrojmë kur vjen moti i ftohtë, dhe ajo që aktorja vuri përbri saj e bëri edhe më chic. Po flasim konkretisht për çantën e saj.




Viti 2024 na dha trendin e çantave kamoshi, por këtë vit po e shohim me një version maksimalist boho me pika argjendi dhe ari. Një çantë kamoshi vetë është e bukur dhe elegante, por shtimi i pjesëve metalike të vendosura strategjikisht e bën dhjetë herë më të bukur.



Shikoje vetë tek Lawrence dhe zgjidh çantën për stilin tënd të dimrit. Sezoni i palltove të mëdha është gati për të shkëlqyer./ K.M



