Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar protestat në Tiranë, duke thënë se në Shqipëri nuk ka frymë anti-establishment, por vetëm mllef. Sipas tij, lëvizjes i ka munguar një figurë e tretë dhe një strukturë e pavarur nga establishmenti, që të përfaqësonte pakënaqësinë qytetare.
Lidhur me pjesëmarrësit në protestë, që mund të kenë qenë punonjës të Bashkisë Tiranë, Rexhaj tha se Erion Veliaj është vetë pjesë e sistemit.
Sipas Rexhajt, protestave u ka munguar një figurë e pavarur dhe një bosht organizues, ndryshe nga lëvizja në Serbi.
“ Një figurë e tretë në Tiranë, nëse del, merr me vete vandalizmin etj. Të dalë një figurë dhe të thotë: “Jam në emër të këtij mllefi, ne e kemi pritur”. Shuma e pjesëve nuk bën sa pjesët veç e veç bashkë.
Në Shqipëri nuk ka frymë anti-establishment, ka mllef. Në mesin e tyre që dolën në rrugë, kanë thënë se dolën në rrugë njerëzit e Bashkisë. Kemi identifikuar në gojëdhëna që aty kanë dalë njerëz që kanë një axhendë politike.
Çfarë mund të ndryshojë Lali Eri në establishment, kur ai është pjesë e sistemit? Kësaj lëvizjeje i ka munguar një trup që ka një distancë nga establishmenti. Në Serbi kanë pasur një bosht që në start, me pedagogë, gazetarë etj.”
Analisti Albatros Rexhaj ka kritikuar rolin e ndërkombëtarëve në zhvillimet politike në Kosovë, duke i akuzuar për eksperimente politike dhe mbështetje të establishmentit të vjetër.
Ai e cilësoi Listën Studentore si antieuropiane, ndërsa në protestat e tetorit, sipas tij klima e dhunës ishte krijuar që në dy javët e para.
“ Ndërkombëtarët nuk janë siç i mendojmë ne, që nga viti 2010 e këtej ka ndryshuar. Ndërkombëtarët bëjnë eksperimente, një prej tyre paketimi në burg i Hashim Thaçit, mbështetja që i kanë dhënë ndryshimeve politike në emër të establishmentit të vjetër. Ndërkombëtarët e kanë ushqyer revoltën ndaj Vuçiçit dhe kur kanë dalë programet nacionaliste, kanë bërë hapa pas.
Lista Studentore është antieuropiane, unë habitem sesi thonë në Shqipëri që kanë bashkëpunuar me ta. Janë fashistë me shqiptarët.
Kjo e bën situatën të paqartë, por e qartë është se nuk ka pasur asgjë historike në dy javët e para te protestes. Dhuna e tetorit është ngjizur në dy javët e para. Ka pasur thirrje për vrasje, linçim, ai brum që i ka bërë ato vendosi maskat.”
