Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar.
Pas ndryshimeve të fundit në ndarjen e mandateve, LVV fitoi mandatin e 53-të duke ia marrë LDK-së.
Kjo e fundit, tashmë ka rënë në 18 ulwse.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja kryeson me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 mandate në Kuvend.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate me 16.74 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave./kb
