Last Updated on 15/08/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Golemit, duke vënë në dukje fluksin e lartë të turistëve që po vijon edhe në mesin e muajit gusht.
Në pamjet e publikuara, bregdeti i Golemit shfaqet i mbushur me pushues, ndërsa zona vijon të jetë një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në Shqipëri.
“Golemi është plotësisht i rezervuar tani”, shkruhet ne postimin e Nardi Barkos i cili ka realizuar dhe videon.
