Last Updated on 06/12/2024 by adminfjala
Inter ka fituar me rezultatin 3 me 1 përballë Parmës. Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71-të sfidës duke marrë vendin e Calhanoglu.
Zikaltërit nuk lanë vend për surpriza në javën e 15-të të Seria A. Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Dimarco, teksa Parma rezistoi vetëm 40 minuta.
Në të dytën ishte Barella dhe Thuram që i siguruan fitoren Inzagit. Autogoli i Darmian në minutën e 81-të pati vlerë vetëm për statistikë te Parma.
Inter mban aktualisht vendin e tretë me 31 pikë./ D.C