Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur në SHA për raundin e 16-të të turneut.
Brazilianët fituan 2-0 dhe shënuan një sukses të jashtëzakonshëm. Pas ndeshjes, aq shumë e shijuan fitoren, saqë u tallën me zikaltrit duke përdorur elemente nga Milani.
Klubi brazilian postoi pas ndeshjes një video të dy golave të shënuar me këngën ikonike ‘Sara perche ti amo’, një këngë e cila praktikisht është himni i “Djallit”.
Në vitet 1980, Milani ishte në humnerë, por ngriti kokën duke korrur suksese dhe kjo këngë ishte një bashkëshoqëruese e përhershme (edhe sot). m.p.