Last Updated on 27/09/2025 by adminfjala
Elidon Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.
Së fundmi janë publikuar edhe pamje rrëqethëse nga ceremonia mortore ku Gjesti shihet duke qarë me ngashërim pranë varrit të vëllait të tij.
Padyshim që nga këto pamje janë përlotur të gjithë ndërsa reagimet në rrjete sociale janë të shumta. Në pamjet e siguruara, pranë Gjestit shihet kushëriri i tij dhe babai.
Kujtojmë se një ditë më parë, personazhe nga bota e muzikës, medias dhe jo vetëm, i kanë shprehur ngushëllimet këngëtarit Gjesti për humbjen e të vëllait në aksidentin tragjik.
15-vjeçari Elidon Kelmendi ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e një aksidenti me motor në Pejë. m.p.
