Last Updated on 15/10/2026 by EL
Një denoncim ka mbërritur nga familjarë që po presin jashtë drejtorisë së Policisë Durrës për të miturit që janë shoqëruar pas protestës së sotme.
Sipas denoncimit, të shoqëruarit janë dhunuar nga policë brenda rajonit.
Familjarët të shqetësuar shprehen se kanë shkuar në drejtorinë e Policisë Durrës për të marrë fëmijët e tyre apo informacion me atë që po ndodh me fëmijët e tyre por si përgjigje kanë marrë “Largohuni”.
Familjarëve nuk u është dhënë asnjë sqarim dhe u është kërkuar të largohen.
Denoncuesit kanë sjellë dhe pamje ku të mitur tregojnë se të tjerë protestues të shoqëruar janë dhunuar./Mxh
