Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, zhvilloi një vizitë në Itali, ku fillimisht u takua me Papën Leo dhe më pas me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Romë.
Pas takimit me Papën, Zelenskiy e falenderoi për lutjet e tij të vazhdueshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas, si dhe për thirrjet për një paqe të drejtë. Ai gjithashtu e ftoi Papën të vizitojë Ukrainën.
Takimet vijnë ndërsa Zelenskiy ndodhet nën presionin e administratës amerikane dhe Presidentit Donald Trump për të pranuar një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA. Presidenti ukrainas ka theksuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme, duke siguruar stabilitetin dhe të ardhmen e vendit të tij.
Vizita e Zelenskiyt në Itali është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të konsoliduar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore në konfliktin me Rusinë./mxh
