Last Updated on 19/11/2025 by EL
Shqipëria është përfshirë prej dy ditësh nga moti i keq ndërsa prurjet e larta të ujit kanë bërë që lumi Vjosa të “tërbohet” duke rrezikuar zonën.
Pamjet e siguruara me dron tregojnë “spektakël” të frikshëm dhe rritje të ndjeshme të nivelit të ujit ndërsa autoritetet ndodhen në terren.
Rrjedha e ujit është mjaft e shpejtë dhe rreziku për të shkaktuar përmbytje në orët në vazhdim është shumë i lartë. Pamjet e siguruara janë nga Novosela./E.T
