Last Updated on 18/07/2026 by EL
Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin dhe kanë humbur rrugën pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga pjesa tjetër e grupit dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt. Po ashtu, për në vendngjarje është nisur edhe një ekip i Delta Force dhe staf mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, prandaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Operacioni është në vijim e sipër./et
