Last Updated on 06/03/2025 by adminfjala
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur një natë më parë në mes të rrugës në qytetin e Vlorës.
Një grup vajzash u përleshën me njëra tjetrën. Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij hipën në makinë dhe largohet.
Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet që konflikti i tyre agravoi deri në dhunë fizike, ku në fillim nisi mes dy vajzave, më pas 2 vajza të tjera i shkuan në ndihmë shoqes së tyre për të dhunuar kundërshtaren.