“Së pari duhet të shohim një ndryshim, një ndryshim themelor në Iran që të hiqen sanksionet”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën në një konferencë për shtyp në Berlin se është ende “shumë herët” për të hequr sanksionet kundër Iranit.
“Së pari duhet të shohim një ndryshim themelor në Iran për heqjen e sanksioneve. Ka një arsye pse sanksionet vendosen ndaj Iranit. Dhe kjo arsye është sjellja e tyre ndaj popullsisë së vet dhe shtypja e të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Duke folur për pasojat e luftës në Iran, Von der Leyen zbuloi se deri më tani, Evropa është detyruar të paguajë 32 miliardë dollarë më shumë në importet e naftës dhe gazit. Ajo shtoi se Bashkimi Evropian vazhdon të promovojë dhe mbështesë zgjerimin e teknologjive të energjisë së rinovueshme.
