Gjatë një vizite zyrtare në Australi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu shqetësimin e saj të thellë për konfliktin e vazhdueshëm që përfshin Iran, duke theksuar nevojën urgjente për një zgjidhje të negociuar.
Në një deklaratë të përbashkët në Canberra me kryeministrin australian Anthony Albanese, ajo u shpreh se është “me rëndësi të madhe” që të arrihet paqja përmes dialogut dhe të ndalen armiqësitë në Lindjen e Mesme.
Von der Leyen bëri të ditur gjithashtu se disa vende të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë e një misioni për të mbrojtur Ngushtica e Hormuzit pas përfundimit të konfliktit. Kjo rrugë detare konsiderohet jetike për furnizimin global me energji.
Ajo paralajmëroi se pasojat e konfliktit po ndihen tashmë në ekonominë globale, duke përfshirë rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës, si dhe ndikimet në bizneset dhe shoqëritë në mbarë botën/kb
