Last Updated on 03/03/2026 by EL
Një operacion i ushtrisë në Meksikë ka përfunduar me vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera, i njohur ndryshe si “El Mencho”, më 22 shkurt.
E ditën e djeshme është kryer ceremonia mortore e tij, por ajo nuk ishte e zakonshme kjo për vet faktin se bosi i bandës meksikane “El Mencho” u varros në një arkivol të artë në një varrezë në Zapopan, një qytet në periferi të Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Mexico.
Po ashtu u vu re një prani shumë e madhe ushtarësh pjesëmarrës në ceremoni si edhe kurora madhështore me lule në nder të 59-vjeçarit të ndjerë. Dhjetra persona morën pjesë në ceremoninë e përcjelles së bosit meksikan në banesën e fundit, teksa pothuajse të gjithë mbanin çadra të zeza.
Oseguera, një ish-oficer policie dhe drejtues i fuqishëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, ishte prej vitesh një nga objektivat kryesorë të autoriteteve amerikane, të cilat kishin vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij. Pas vrasjes së tij, anëtarë të kartelit reaguan me dhunë, duke djegur automjete dhe bllokuar rrugë në disa shtete./et
