Zyrtarët në Minneapolis akuzuan të premten autoritetet federale për “fshehje të fakteve” mbi vrasjen e një qytetari amerikan nga një oficer i agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe kërkuan përfshirjen e hetuesve shtetërorë në hetimin e FBI-së.
Donald Trump, JD Vance dhe Kristi Noem, sekretarja në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), agjencia mëmë e ICE, të gjithë e akuzuan Good për përfshirje në “terrorizëm të brendshëm”.
Të shtënat dhe komentet nga Uashingtoni kishin shkaktuar reagime të furishme nga Frey dhe guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe figura të tjera lokale.
“Kjo nuk është koha për t’u fshehur nga faktet. Nëse nuk keni asgjë nga e cila të fshiheni, atëherë mos u fshihni prej saj”, tha Frey të premten, duke iu referuar marrjes së kontrollit të plotë të hetimit nga FBI-ja./CNA, përkthyer nga The Guardian/kb
