Last Updated on 24/07/2026 by Anisa
Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.
Dyshohet se ai fshihet në fshatin Cukalat të Beratit, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ad
