Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se po shqyrtonte dorëheqjen nga detyra brenda disa muajve të ardhshëm dhe kandidimin për kryeministër.
Duke folur në një intervistë me Radio Beogradin, Vuçiç tha se mund të largohej nga presidenca brenda tre ose katër muajsh, ose ndoshta më herët, dhe premtoi se çdo vendim do të njoftohej paraprakisht.
“Planifikoj të jap dorëheqjen nga presidenca, ndoshta brenda tre ose katër muajsh, ose mund të jetë më herët. Do t’ju informoj, mos u shqetësoni. Nuk do të jetë surprizë për askënd”,-tha Vuçiç.
Vuçiç tha se kishte filluar të mblidhte librat e tij nga zyra presidenciale dhe shtoi se planifikonte të dhuronte 1,200 libra që i ishin dhënë gjatë kohës që ishte në detyrë, sipas mediave vendase./mxh
