Nga cikli biografik i njerzve më të rrezikshëm jashtë ligjit
Një nga vrasësit serialë më të famshëm amerikanë është sigurisht Xhefri (Jeffrey) Dahmer, i lindur më 21 maj 1960, i riemërtuar “përbindëshi i Milwakee” për shkak të krimeve të tmerrshme dhe çnjerëzore të kryera mbi kufomat e viktimave.
Çështja Dahmer u zbulua në të gjithë mizorinë amerikane më 23 korrik 1991, kur një burrë i quajtur Tresi Eduard (Tracy Edwards( u paraqit në policinë e Miluikit (Milwakee) në gjendje të dukshme tronditje duke thënë se ai ishte mbajtur peng nga një njeri nën kërcënimin e një thike. Kur në vendin e treguar ka mbërritur policia, e cila drejtohej nga një oficer me gradën e kapitenit, gjëja e parë që efektivët kanë vënë re ishte një erë e keqe e padurueshme, që të merrte frymën dhe që tregonte qartë se diçka po dekompozohej.
Policët ishin gati për çdo gjë, por ndoshta as në makthet e tyre më të këqija nuk mund të mendonin se ekzistonte një gjë e tillë. Më pas u bë i famshëm kapiteni i guximshëm i policisë Philip Arreola, i cili, kur hyri në shtëpinë e Dahmerit, u përball me një pamje rrëqethëse: gjymtyrë të shklyera të mbajtura në arka druri, tre koka të mbajtura aty-këtu, tre në frigorifer dhe tre të tjera në majë të një dollapi. E tronditur nga ky spektakël, policia vazhdoi me një kërkim të hollësishëm dhe të përpiktë të çdo centimetri katror të shpellës së mobiluar në mënyrë banale të përbindëshit. Gjithçka doli, duke përfshirë, përveç “veglave të punës” të Dahmerit (kova metalike, sharra, thika kasapi, trapan e kështu me radhë), kocka dhe kafka të ruajtura me kujdes, arka me shishe acidi ku kishte plot mbetje, organe gjenitale njerëzore, të mumifikuara të mbajtura brenda një kapeleje, ndërsa në gardërobë u gjet dora e një burri.
Më pas duhet të saktësohet se Dahmer, për të copëtuar kufomat e tij, përdori vetëm mjete manuale dhe jo në vend të tyre, siç është thënë gabimisht disa herë, sharra elektrike apo mjete të tjerë të ngjashme, pasi, ai nuk ishte aspak budalla, dhe u kujdes që të mos e krijonte dyshime tek fqinjët.
Pasi u kap nga policia u vërtetua se numri i mundshëm i vrasjeve të tij arriti në pesëmbëdhjetë vetë. Më vonë, megjithatë, i akuzuari Damher rrëfeu edhe dy të tjera, për të cilat asnjëherë nuk u arrit të gjendeshin prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.
Gjatë gjyqit zemërthyer për të afërmit e viktimave, Dahmer dëgjoi me padurim çdo akuzë, duke shtuar shpesh detaje të tmerrshme. Edhe pse ai pohoi edhe dy viktima të tjera, gjithsesi pesëmbëdhjetë të vërtetuara mjaftuan për ta dënuar me burgim të përjetshëm. Ai i shpëtoi dënimit me vdekje sepse ku dënim nuk parashikohet në Wisconsin.
Por Jeffrey Dahmer u përball me vdekjen në burg, nga duart e një të burgosuri të përjetshëm që e theu kafkën e tij në dushet e burgut.
Para se Jeffrey Dahmer të shkonte në burg, të burgosur të shumtë kishin shprehur indinjatën që të mos e dëshironin atë në burgun e tyre, deklarata që në fakt përfaqësonin një kërcënim të fshehtë me vdekje.
Më 28 nëntor 1994, Christopher Scarver, i arrestuar për vrasjen e gruas së tij, mori stafetën dhe e vrau Dahmerin me besimin se ai po kryente një vullnet hyjnor.
Por kush ishte në të vërtetë kjo qenie monstruoze që iu përgjigj emrit të Jeffrey Dahmer?
Një personalitet i çekuilibruar dhe i shtrembëruar, padyshim, edhe pse jo i çmendur në kuptimin psikiatrik të fjalës (dhe në fakt në gjyq nuk u konsiderua si i tillë, por i aftë për të kuptuar dhe për të dashur). Dahmer kishte çrregullime të shumta seksuale: pavarësisht se ishte homoseksual, ai e urrente këtë kategori, veçanërisht kur bëhej fjalë për burrat me ngjyrë. Tepër alkoolik dhe lehtësisht i sugjerueshëm, ai ishte i fiksuar pas dominimit dhe kontrollit, si mendor ashtu edhe fizik. Ai joshi partnerët e tij në baret e homoseksualëve dhe u shty nga dëshira obsesive për të kërkuar marrëdhënie sadomazohiste, të cilat, në rastet më të kqija përfunduan në vdekjen e viktimës nga mbytja (pas administrimit të një pije të droguar pa dijeninë e partnerëve).
Dahmer ishte sigurisht një nekrofil. Thuhet se qysh në moshë të re ai ishte i fiksuar pas vdekjes dhe dilte nëpër rrugë duke kërkuar kafshë të ngordhura për t’i prerë me bisturi. Duke ushtruar kanibalizëm, ai mbajti, – siç u përmend, – eshtrat e viktimave të tij, duke mbledhur dhe duke ngrënë pjesë të mishit të partnerëve të tij të vrarë.
Pas vdekjes së tij, autoritetet kërkuan që truri i tij t’i dhurohej shkencës, me shpresën (ose iluzionin) se një ditë përmes studimit të tij do të bëhet e mundur të kuptojmë origjinën e krimeve të tmerrshme që ai ka kryer.
Burimi: biografieonline.it/ Përgatiti për botim/ L.Veizi
