Kolegu i këngëtares Katy Perry, Josh Kloss në videoklipin “Teenage Dream”, është shprehur se duroi një “traumë të heshtur” pasi dyshohet se ajo i ekspozoi organet gjenitale në një festë në vitin 2012.
“Disa njerëz besojnë se nëse ua ul pantallonat njerëzve në një festë, po u bën shaka dhe kjo është normale. Ajo kishte arritur sukses të plotë me videoklipin, gjithçka po shkonte mirë. … U tmerrova kur ajo më uli pantallonat dhe unë i thashë se çfarë dreqin po bënte? U tmerrova dhe ajo qeshi”, tha Kloss për Page Six në një intervistë të postuar së fundmi.
Sipas Kloss, ai u njoh me Perry-n kur luajti rolin e të dashurit të saj në videoklipin muzikor “Teenage Dream” të vitit 2010 dhe u ftua të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje të njërit prej bashkëpunëtorëve të saj dy vjet më vonë. Kloss pretendoi se kur ai e përshëndeti Perry-n me një shoqe jashtë festës, ajo ia uli pantallonat dhe të brendshmet, duke ia zbuluar organet gjenitale përballë të ftuarve të tjerë.
Kloss fillimisht i bëri akuzat e tij nëpërmjet Instagram-it në gusht 2019. Në atë kohë, ai dyshohet se u përball me reagime nga disa fansa të cilët thanë se ai duhet të ndihej “me fat”.
“Ajo për të cilën duhet të jem mirënjohës, më zhvlerësoi dhe më degradoi në nivelin më të lartë para kolegëve të saj më të ngushtë. Pse do të jem mirënjohës për këtë?”, theksoi ai.
Kloss tha se priste që Perry ta kontaktonte dhe t’i kërkonte falje, por ajo thuhet se nuk e bëri kurrë. Gjatë një interviste në vitin 2020, Perry nuk iu drejtua drejtpërdrejt akuzave të Kloss, por tha: “Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të thotë çfarë të dojë”.
Ndërsa Kloss këmbënguli se e kishte kapërcyer sulmin e dyshuar, ai ende përballet me fansat e Perry-t që dyshojnë në rrëfimin e tij.
“Publikisht, një pjesë e vështirë është të shohësh njerëzit që nuk më besojnë… Viktimave nuk u besohet. Unë nuk e quaj veten viktimë, por atyre nuk u besohet”, pohoi ai.
“Teenage Dream” është një nga hitet më të njohura të Katy Perry-t, pjesë e albumit me të njëjtin titull, që u bë fenonemn global dhe shënoi një nga periudhat më të suksesshme të karrierës së yllit të pop-it./mxh
