Last Updated on 23/01/2026 by EL
SHBA-të dhe BE-ja shpresojnë të tërheqin 800 miliardë dollarë fonde publike dhe private për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, pasi Rusia të përfundojë agresionin e saj, sipas një dokumenti të siguruar nga POLITICO .
Dokumenti 18-faqësh përshkruan një plan 10-vjeçar për të garantuar rimëkëmbjen e Ukrainës me një rrugë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE.
Komisioni Evropian i qarkulloi planet në kryeqytetet e BE-së përpara samitit të liderëve të enjten në mbrëmje, ku u trajtua dokumenti, i datës 22 janar, sipas tre zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, të cilëve iu dha anonimiteti për të folur rreth temës së ndjeshme.
Ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni po grumbullojnë qindra miliarda dollarë në fonde afatgjata dhe po e paraqesin Ukrainën si një anëtare të ardhshme të BE-së dhe destinacion investimi, strategjia varet nga një armëpushim që mbetet i pakapshëm – duke e lënë planin e prosperitetit të cenueshëm për sa kohë që luftimet vazhdojnë./mxh
