Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi të hënën, më 5 janar, se ka planifikuar të zëvendësojë kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë që ka përfshirë edhe emërimin e një shefi të ri të kabinetit presidencial.
“Yevhen Khmara, drejtues i Qendrës Speciale ‘A’ të SBU-së, do të marrë detyrën e kryeshefit të SBU-së në mënyrë të përkohshme.”
Maliuk ishte emëruar kreu i SBU-së në shkurt të vitit 2023, pasi kishte shërbyer si kryeshef në detyrë për disa muaj. Gjatë mandatit të tij, shërbimi ka kryer një sërë operacionesh të shquara, përfshirë një sulm me dron mbi dhjetëra bombardues strategjikë rusë të vendosur mijëra kilometra larg Ukrainës.
Presidenti Zelenskiy theksoi në rrjetet sociale se i kishte kërkuar Maliuk të përqendrohej më shumë tek operacionet luftarake.
Ky ndryshim vjen pak ditë pasi Zelenskiy njoftoi se kreu i inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, do të bëhet shefi i ri i kabinetit të tij presidencial dhe se ai synon të emërojë ministra të rinj për Mbrojtjen dhe Energjitikën./mxh
