Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dëshiron të rekrutojë 30,000 koreano-veriorë për të luftuar në luftë dhe tashmë po përgatitet t’i mirëpresë ata.
“Ne gjithashtu shohim bashkëpunimin e Rusisë me Korenë e Veriut. Rusia dëshiron të sjellë edhe 30,000 ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Sipas tij, përgatitjet kanë filluar që nga qershori në rajonin e Voronezh për t’i mirëpritur ushtarët.
Bazuar në paktin e mbrojtjes që Rusia ka nënshkruar me Korenë e Veriut, Pheniani dërgoi 14,000 ushtarë për të luftuar përkrah rusëve në Kursk në vitin 2024, pasi forcat ukrainase hynë në rajon./mxh
