Last Updated on 21/04/2026 by EL
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ndodhet ende në Washington, D.C., ku gjatë ditës ka marrë pjesë në takime dhe konsultime të brendshme.
Ai ishte parashikuar të udhëtonte drejt Islamabad për raundin e dytë të bisedimeve me delegacionin iranian, por deri tani nisja nuk ka ndodhur.
Situata mbetet e paqartë për sa i përket kohës së udhëtimit dhe zhvillimit të takimit, ndërsa në kryeqytetin pakistanez pritet mbërritja e delegacioneve për vazhdimin e negociatave./et
