Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu këtë të premte në një fabrikë të pjesëve të automjeteve në Daejeon, duke lënë të paktën 50 persona të plagosur.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, 35 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për menaxhimin e situatës.
Pamjet e publikuara nga Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen në qiell, ndërsa flakët përfshinë objektin industrial.
Rreth 240 efektivë zjarrfikës u angazhuan në operacion për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e punonjësve nga zona e rrezikut.
Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min-seok, urdhëroi që prioritet kryesor të jetë shpëtimi i jetëve njerëzore dhe ofrimi i ndihmës për të lënduarit.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./mxh
