Last Updated on 22/05/2026 by Kesjana
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një repart të përpunimit të baterive në Elbasan.
Siç raportohet, zjarri nisi brenda ambienteve të repartit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të pranishme.
Flakët e shumta dhe tymi i dendur krijuan një gjendje alarmi në zonë, nga frika e përhapjes më të gjerë nëpër bizneset e ndodhura përreth.
Në vendngjarje mbërritën katër mjete zjarrfikëse për të neutralizuar flakët, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, veç dëmeve materiale./kb
