Last Updated on 15/07/2026 by EL
Një zjarr i madh në bimësi të ulët ka shpërthyer në zonën e Melidohorit, në Heraklion të Kretës, duke vënë në alarm autoritetet lokale.
Në terren janë angazhuar 72 zjarrfikës me 19 automjete, tre grupe alpinistësh, vullnetarë, si dhe katër helikopterë që po hedhin ujë nga ajri në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve.
Autoritetet greke kanë aktivizuar numrin e emergjencës 112, përmes të cilit u kanë kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë në gatishmëri dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ndërkohë, grupi hetimor për zjarrvëniet ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Hetimet do të vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo të qëllimshme./ET
