Një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatit Cfir në Mallakastër, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.
Reparti i zjarrfikësve të Mallakastrës është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe pemtari.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa situata është vështirësuar nga era e fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.
Terreni i thepisur po e bën më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët po punojnë edhe me mjete rrethanore për të izoluar vatrën dhe për të vënë nën kontroll zjarrin./mxh
