Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike të përpunimit të drurit në Elbasan, duke shkaktuar alarm në zonë.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe një automjet me shkallë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, vatra e zjarrit u izolua dhe flakët u shuan, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të objektit.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Ato pritet të përcaktohen pas hetimeve dhe ekspertizës së autoriteteve kompetente./mxh
