Last Updated on 15/10/2026 by EL
Vazhdon situata e tensionuar në Tiranë, ku zjarre janë regjistruar edhe në “Rrugën e Dibrës”, ku janë përfshirë nga flakët disa kosha mbeturinash.
Siç shihet edhe nga pamjet, koshat janë përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të rrugës.
Ngjarja vjen në një kohë kur protesta kundër qeverisë po vijon për të tretën ditë radhazi në kryeqytet, e shoqëruar me përplasje dhe incidente në disa zona të Tiranës.
