Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar pamje nga zjarri në fshatin Galush, njësia administrative Përparim, Bashkia Peqin.
Situata vijon të jetë alarmante pasi po digjen sipërfaqe të tëra me ullinj apo bimë të tjera.
Sipas kryedemokratit zjarri po kërcënon banesat ndërsa shton se nuk është dhënë asnjë ndihmë.
Ndërkohë më herët u raportua se për shuarjen e flakëve ka patur dhe ndërhyrje nga ajri./k.m
