Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, vranësirat të jenë disi më prezente në territorin ku më të dukshme priten në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë,.Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Gjatë natës pritet largim gradual i vranësirave nga gjithë territori.
