Punonjësja e njërit prej lokaleve që rrezikohen nga zjarri në kodrat e Radostinës në Fier e përshkruan situatën me fjalën “katastrofë.” Ajo shpreh keqardhje për punonjësit e tjerë dhe pronarin të cilët të gjithë bashkë po përpiqen të shuajnë flakët.
“Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë. Kemi një vit e gjysmë që punojmë atje. Mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë!”, thotë punonjësja./et
