Situata me zjarrin në Mallakastër duket se ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë dhe masivin pyjor të Lofkëndit.
Mëngjesin e sotëm ka rinisur sërish lufta me flakët nga ajri. Situata paraqitet kritike në fshatrat Riban dhe Ngraçan.
Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse të cilat po punojnë për të shuar flakët.
Mallakastra vijon të digjet prej tre ditësh./Kb
