Last Updated on 16/09/2025 by adminfjala
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e së martës në fshatin Sherishtë të Vlorës, vatër zjarri kjo e cila dyshohet e qëllimshme.
Forcat zjarrfikëse të cilat u lajmëruan menjëherë ndërhynë për shuarjen e flakëve.
Falë ndërhyrjes së tyre në kohë është parandaluar përhapja e flakëve dhe janë vendosur në kontroll./e.t
