Last Updated on 28/09/2026 by EL
Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme në territorin e Bashkisë Mat. Dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në një livadh, ndërsa favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt një masivi pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe pronat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, pritet që Policia të nisë hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./et
