Last Updated on 11/08/2026 by Kesjana
Një vatër zjarri është riaktivizuar në thellësi të masivit pyjor në Drenie, në Bashkinë Patos, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri dhe toka.
Në operacion janë angazhuar dy avionë Air Tractor, të cilët po mbështesin forcat operacionale që po punojnë në terren për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Ndërhyrja po vijon në mënyrë të koordinuar nga ajri dhe toka, me synim izolimin dhe neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.
Forcat operacionale vijojnë punën në zonën e prekur, ndërsa situata po mbahet nën monitorim./kb
