Last Updated on 14/04/2026 by EL
Nga Ermal Mulosmani
Kjo që po ndodh tani te QSUT është një fatkeqësi e jashtëzakonshme! Njerëzit shohin tu bëhet shkrumb e hi pasuria e një jete!
Sa herë ndodhin të tilla ngjarje, kompanitë e sigurimit janë në panik po aq sa familjarët. Është dëm kolosal, një pallat që shkrumbohet kap miliona euro.
E di nga përvoja se si komunikojnë agjentët me shefat:
“Kemi ne të siguruar aty”? -pyesin me shqetësim njëri tjetrin.
Sepse dëmi material që do paguajnë për çdo apartament kap 100 mijë Euro a më shumë. Shumë para. Imagjino të kemi 10 të siguruar aty, janë 1 milion Euro!
Primi i sigurimit është vetëm 100 Euro/vit. Pra për çdo 1 Euro të shpenzuar paguhen 1000 Euro.
Unë kam vu re që pak kush e paguan sigurimin e shtëpisë paçka se ka një kosto krejt të papërfillshme vjetore. Edhe kur marrim kredi për shtëpinë sigurojmë vetëm pjesën e bankës jo paratë tona. Më saktë na i merr banka nga xhepi ynë për të siguruar pjesën e vet. Ndërsa ne nuk e sigurojmë pjesën tonë. “Hë mo se ça do na gjejë ne shtëpinë”.
Dhe Banka ka boll para, mundet ta paguajë edhe vetë ndonjë dëm eventual. Por jo, ata i duan paratë e tyre të sigurta. Ata kërkojnë edhe sigurimin e jetës së kredimarrësit. Nga paratë tona sigurisht. Dhe ne paguajmë pjesën e bankës. Ndërsa pjesën tonë nuk e paguajmë.
E bëja edhe vetë këtë gafë në fillim, paguaja vetëm siguracionin e pjesës së bankës…Tmerr!
Kur ndodh fatkeqësia, Banka i merr paratë te Kompania e Sigurimit ndërsa individët e shkretë asgjë. Kanë kursyer 70 Euro për të cilat do pendohen gjithë jetën…
Sigurojeni pronën, kushton jashtëzakonisht pak sepse ndodh rrallë. Pot kur ndodh fatkeqësia është e siguruesve jo e individëve.
E di që nuk është vendi për reklamë por seriozisht mendoj se ky është një defekt i madh në mënyrën tonë të jetesës.
Presim nga shteti gjithçka. Duhet të fillojmë të mendojmë vetë për veten.
