Protestat masive në Iran kanë treguar një regjim më të dobësuar, por rënia e tij nuk është e garantuar, paralajmëroi një zyrtar i lartë i Komisionerit të OKB-së për Refugjatët. Demonstratat janë përhapur në qytete të ndryshme dhe lidhen jo vetëm me çështje ekonomike, por edhe me pakënaqësi politike që shtrihen përtej grupeve tradicionale të pakënaqura.
Sipas tij, regjimi është perceptuar si më i dobët pas paaftësisë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore izraelite dhe amerikane në vitin 2025 dhe kjo ka frymëzuar edhe më shumë protestat në vend.
Demonstruesit po përballen me reprime të ashpra, arrestime masive dhe bllokime të komunikimit, ndërsa ekonomia po përkeqësohet për shkak të inflacionit, rënies së monedhës dhe papunësisë në rritje.
Zyrtari theksoi se nuk ka një siguri se regjimi do të rrëzohet, pasi institucionet e brendshme të Iranit mund t’i rezistojnë presionit më gjatë sesa disa regjime të tjera rajonale./mxh
