Me rreth 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit në mbarë botën, komuniteti shkencor po intensifikon kërkimet për mënyra efikase që mund të parandalojnë ose ngadalësojnë zhvillimin e saj. Përveç faktorëve të njohur të stilit të jetesës, të dhëna të reja shkencore kanë nxjerrë në pah një armë të papritur mbrojtëse: vaksinën kundër herpesit zoster.
Vaksina që mund të mbrojë trurin
Një analizë e kryer nga studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Stanfordit zbuloi se të moshuarit e vaksinuar kundër herpesit zoster kishin 20% më pak gjasa të zhvillonin demencë brenda shtatë viteve, krahasuar me personat e pavaksinuar. Studimi, i botuar kohë më parë në Nature, mbështetet në hipotezën se viruset që prekin sistemin nervor mund të rrisin rrezikun e demencës.
Në vazhdim, një studim tjetër i botuar në Cell nxori në pah se e njëjta vaksinë mund të ngadalësojë përparimin e demencës edhe tek ata që janë tashmë të diagnostikuar./kb
