Anjeza, e cila gjendet përballë të atit, Fatmirit në “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kërkon të dijë ç’po ndodh me shtëpinë e saj. Ajo e ka blerë këtë shtëpi, e ka rinovuar dhe tani po përpiqet ta shesë, por rezulton që prona është e bllokuar për shkak të një kredie. Bëhet fjalë jo vetëm për këtë shtëpi, por edhe për shtëpinë e prindërve.
Ajo tregon se në vitin 2009 ka firmosur si garantuese për të atin për një kredi prej 5000 eurosh. Prej viti 2014, Anjeza dhe pjesa tjetër e familjes jetojnë në Gjermani, kurse Fatmiri në Shqipëri. Familja i dërgon vazhdimisht para këtij të fundit dhe sipas Anjezës, mendohej se kredia ishte shlyer. Sipas asaj që tregon Fatmiri, e vërteta është krejt ndryshe.
Fatmir: Kam marrë një kredi, jo një, po dy kam marrë. Në atë kohë kisha një lokal.
Eni Çobani: Më fal tani, ke marrë një apo dy se ka ndryshim të madh, vajza ka ardhur për një.
Anjeza: Si dy kredi, si? Si dy kredi? Çfarë janë këto dy kredi? Nuk di unë të kesh marrë dy kredi ti.
Fatmir: Rri aty!
Anjeza: Si, znj. Eni, dy kredi?
Eni Çobani: Po tani ti po e dëgjoj babain pra, ka marrë dy kredi, pra ka marrë një 5 milionë dhe një tjetër, çfarë?
Fatmir: Edhe një 2 milionësh.
Anjeza: Si?!
Fatmir: I kam marrë.
Anjeza: Znj. Eni, unë jam në dijeni vetëm për 5000 euro, 5 milionë lekë, kam hyrë garant te ky zotëria.
Eni Çobani: Po, je dorëzanë për babin, apo jo?
Anjeza: Po, për ta ndihmuar të rregullojë atë restorant.
Eni Çobani: Në çfarë viti?
Anjeza: Në 2009.
Eni Çobani: Historia fillon në 2009, je në 2025.
Anjeza: Ua, ua!
Kur Fatmiri pyetet për shumën totale të kredisë së dytë, pretendon se nuk është më shumë se 4-5 milionë lekë, por Eni Çobani e vendos para fakteve. Sa i përket parave që i ka dërguar familja, Fatmiri nuk e vë ujin në zjarr, thjesht thotë se i ka shpenzuar për të shijuar jetën.
Eni Çobani: Janë 6 milionë! Në total janë 11 milionë dhe ke që në 2009 që nuk i ke shlyer.
Anjeza: Babi, si i ke bërë gjithë këto lekë? Ku i ke çuar?
Fatmir: Ik ore babë atje!
Anjeza: Si more? Ku do t’i gjejmë gjithë ato? Si na çove në këtë gjendje?
Fatmir: Shko andej se s’të jap llogari ty!
Anjeza: Si s’më jep llogari, ke gjithë këto vite që jeton…të sjellim lekë, të sjellim çdo gjë, të futëm në shtëpi. Tani të na marrin edhe shtëpinë?
Fatmir: Unë kam hall tjetër se na kanë marrë shtëpinë, ti ke hall tjetër tani!
Anjeza: Ua!
Fatmir: Unë kam hall tjetër tani, dua të zgjidhet problemi i shtëpisë. Mos zgjidh problemin e lekëve tani!
Anjeza: Problemin e shtëpisë zgjidhe ti!
Eni Çobani: Për shtëpinë ka ardhur!
Fatmir: Ç’më sjell te lekët? Ato lekë i ke prurë, i kam harxhuar e mbaroi!
Anjeza: Ku i ke çuar ato lekë?
Fatmir: Vetëm kam qenë unë këtu!
Anjeza: I harxhove rrugëve?
Fatmir: Ec, ec, mos më trego mua rrugët!/kb
