Last Updated on 11/11/2026 by EL
Zgjedhjet lokale të 9 majit do të kushtojnë 2.5 miliardë lekë. Komisioneri Shtetwror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në Komisionin për Mbikqyrjen Institucionale sqaroi se buxheti i caktuar nga qeveria për garën elektorale për 46 bashkitë e vendit është i mjaftueshëm.
“Varet çfarë ndryshimesh do të sjellë Kodi Zgjedhor në raport me ndryshimet e hartës territoriale, ato mund të kenë një impakt të paparashikuar në buxhet, por gjithësesi mendoj që brenda shifrës prej 2.5 miliardë do të akomodohen nevojat shtesë”, tha Celibashi.
Celibashi sqaroi se për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në më shumë bashki, teknologjia në zgjedhje do të aplikohet vetëm në disa qendra votimi ndaj KQZ nuk ka nevojë për financim shtesë.
“Ne aktualisht mund të realizojmë votimin e numërimin elektronik për 450 qendra votimi, mbetet për tu parë në cilat bashki. Do të donim që kjo mënyrë të zgjerohej më shumë , kemi bërë një konsultim më partitë politikë. Partia demokratike si partia kryesore e opozitës nuk ëhstë dakord që të shtrihet numërimi elektronik dhe sa kohë që KQZ nuk ka ndonjë detyrim ligjor për ta aplikuar këtë shtrirje ne e mbajmë në konsideratë këtë rezervë të partisë demokratike”, tha Celibashi.
Në 9 majin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale ku do të zbatohet për herë të parë harta territoriale me 46 bashki./et
