Last Updated on 19/10/2025 by EL
Ish-shefi i FMN, Volker Treichel ishte i ftuar në një studio televizive ku foli në lidhje me të ardhmen ekonomike të Shqipërisë dhe synimin e saj për t’u integruar në BE.
Teksa tregoi disa nga sektorët më të suksesshëm të ekonomisë shqiptare, Treichel bëri thirrje për investim në dije, sidomos në disa profesione që cilësohen si e ardhmja.
“Ekonomia shqiptare ka njohur një zhvillim të mrekullueshëm, por progresi nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar pesimizmin e rinisë. Nëse rinia nuk mendon se ka të ardhmen këtu, do të largohet. Ne kemi parë një zhvillim që është shumë optimist për të ardhmen.
Lidershipi shqiptar është i qartë për objektivat. Duhet kuptuar se nga vjen Shqipëria. Ajo erdhi nga një periudhë e vështirë nga fajdet, nuk kishte infrastrukturë dhe nuk kishte drita. Kufijtë janë të hapur. Të rinjtë mund të shkojnë kudo”, tha Treichel./E.T
