Një cisternë me flamur maltez që transportonte një ngarkesë prej 40,000 ton naftë ruse po shkon drejt Nju Jorkut pas një marrëveshjeje me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas të dhënave nga Grupi i Bursës së Londrës (LSEG) të publikuara sot, të premten.
Rusia kishte rënë dakord të hiqte ndalimin e saj mbi eksportet e naftës dhe të furnizonte tregjet globale – përfshirë Shtetet e Bashkuara – me karburant në një përpjekje për të ulur çmimet e karburantit, pas një marrëveshjeje midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Donald Trump.
Të mërkurën, zëvendëskryeministri rus për Energjinë, Alexander Novak, njoftoi se cisterna e parë me naftë ruse do të niset për në SHBA të enjten, sipas mediave ruse.
“Sigurisht, do të vijnë ngarkesa shtesë. Të dy udhëheqësit arritën marrëveshje. Ne do t’i përmbushim nevojat e SHBA-së me sa më shumë që të jetë e mundur”, u citua Novak nga agjencia e lajmeve RIA./ad
