Një grup prej 45 deputetësh të opozitës kanë bërë sot një kërkesë drejtuar Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor në Kuvend për ligjshmërinë e fondeve të IPARD-it.
Në kërkesë nënvizohet se në listën e fituesve të këtyre fondeve, rezulotn se nuk u kanë ardhur në ndihmë fermerëve shqiptarë dhe familjeve të tyre, por në fakt janë përdorur si mekanizm përfitimi nga zyrtarët publikë, bizneset e mëdha dhe ekponenetë të krimit të organizuar.
“Lista e bërë publike sigurisht nuk është shteruese, por është ilustrim i problematikave dhe shkeljeve të mundshme që ka rezultuar gjatë zbatimit të programit IPARD II, i cili ishte parashikuar për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve shqiptar dhe familjeve të tyre, të cilët me shumë punë, mund, djersë dhe sakrifica përpiqen të sigurojnë jetesën e tyre, por që në fakt u shndërrua në një mekanizëm përfitimi dhe pasurimi për zyrtarët publik, familjarët, miqtë e tyre, bizneset e mëdha dhe eksponentë të krimit të organizuar, të cilët më pas këto fonde në të shumtën e rasteve nuk i përdoren për qëllimin për të cilin i kërkuan dhe iu akorduan, por për qëllime të tjera”,-theksohet në kërkesë.
Edhe më parë, në deklarata për shtyp, disa nga deputetët e opozitës janë shprehur për këtë rast, ku bënë edhe thirrje për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme. /K.M

