Last Updated on 07/03/2025 by adminfjala
“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka mirëpritur vendimin e KLGJ për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë dhe që nuk iu është miratuar aplikimi nga KQZ.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri i zgjedhësve të refuzuar sipas faqeve zyrtare të KQZ është mbi 48 mijë persona. Më tej në postim thuhet se ky vendim i KLGJ, vjen si rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të palëkundur nga ana e lëvizjes dhe mbështetësve tanë, për të siguruar një proces ankimimi të drejtë dhe të aksesueshëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Më tej i bëhet thirrje çdo qytetari shqiptar të diasporës, që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar të ushtrojë sa më parë të drejtën kushtetuese drejtën për të apeluar elektronikisht, duke shmangur burokracinë dhe barrierat e panevojshme fizike.
POSTIMI I PLOTË:
Një fitore historike për votën e diasporës!
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet dhe mirëpret vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar nga KQZ. Numri i zgjedhësve unikë të refuzuar sipas faqes zyrtare të KQZ është 48 180 persona.
Ky vendim i KLGJ, vjen si rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të palëkundur nga ana e lëvizjes dhe mbështetësve tanë, për të siguruar një proces ankimimi të drejtë dhe të aksesueshëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Me këtë vendim, diaspora shqiptare fton cdo qytetar shqiptar të diasporës, që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar të ushtrojë sa më parë të drejtën kushtetuese drejtën për të apeluar elektronikisht, duke shmangur burokracinë dhe barrierat e panevojshme fizike. Sipas vendimit të KLGJ, zgjedhësit do të mund të dërgojnë kërkesat e tyre përmes postës elektronike në adresën diaspora@gjykata.gov.al, ndërsa shqyrtimi i këtyre ankesave do të bëhet brenda 48 orëve, përmes platformës “Microsoft Teams”, duke siguruar një proces më të shpejtë dhe të drejtë.
Shkresën e plotë e gjeni më poshtë e ju ftojmë ta shpërndani./ S,M

